Instalimi
Ju mund të përdorni drejtimin e çelësit të rrotullimit (16) për të ndryshuar drejtimin e rrotullimit të veglës elektrike. Megjithatë, kjo nuk është e mundur kur shtypet çelësi i ndezjes/fikjes (17).
Rrotullimi djathtas: Rrëshqitni çelësin e drejtimit të rrotullimit (16) në pozicionin në të dy anët aq sa shkon | |
Rrotullimi majtas: Rrëshqitni çelësin e drejtimit të rrotullimit (16) në pozicionin në të dy anët aq sa shkon |

Shpimi
Vendosni çelësin e zgjedhjes së modalitetit të funksionimit (8) në simbolin "shpimi".

Vidhosje
Vendosni çelësin e zgjedhjes së modalitetit të funksionimit (8) në simbolin "vidhosje".
GSB 18V-110 C:

Shpimi me goditje
Vendosni çelësin e zgjedhjes së modalitetit të funksionimit (8) në simbolin "shpimi me godlitje".
Për të filluar përdorimin e veglës elektrike, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (17) dhe mbajeni të shtypur.
LED-i (13) ndizet kur çelësi i ndezjes/fikjes (17) shtypet lehtë ose plotësisht dhe mundëson që zona e punës të ndriçohet në kushte të pafavorshme ndriçimi.
Për të fikur, mjetin elektrik, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (17).
Ju mund të rregulloni vazhdimisht shpejtësinë e rrotullimeve të veglës elektrike kur është e ndezur, në varësi të asaj se sa gjatë shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (17).
Shtypja e lehtë e çelësit të ndezjes/fikjes (17) shkakton një shpejtësi të ulët. Duke u shtuar shtypja, rritet shpejtësia e rrogullimit.
- Përdorni çelësin e zgjedhjes së marsheve (9) vetëm kur vegla elektrike është e ndaluar.
- Gjithmonë shtyni levën e zgjedhjes së marsheve deri sa të shkojë. Përndryshe, vegla elektrike mund të dëmtohet.
Me çelësin e zgjedhjes së marsheve (9) mund të zgjidhen paraprakisht 2 intervale shpejtësie.
Pozicioni i levës së zgjedhjes së marsheve (9) | Numri i rrotullimeve | Çift rrotullim | Fushëveprimi i aplikimit |
---|---|---|---|
1 | E ulët | E lartë | Për aplikime të rënda: p.sh. shpimi dhe vidhosja me diametra të mëdhenj |
2 | E lartë | E ulët | Për aplikime të lehta: p.sh. shpimi dhe vidhosja me diametra të vegjël |
Kur përdoret sipas qëllimit, vegla elektrike nuk mund të mbingarkohet. Nëse ngarkesa është shumë e lartë ose tejkalohet diapazoni i lejuar i temperaturës së funksionimit, shpejtësia zvogëlohet. Vegla elektrike punon përsëri me shpejtësi të plotë vetëm pasi të jetë arritur temperatura e lejuar e funksionimit.
Mbrojtja nga mbingarkesa e varur nga temperatura tregohet nga LED që ndizet me ngjyrë të kuqe (14) në veglën elektrike. Për të arritur përsëri diapazonin e lejuar të temperaturës së funksionimit, ose kaloni levën e zgjedhjes së marsheve (9) në marshin 1, përdorni veglën elektrike në gjendje boshe ose prisni derisa LED (14) të fiket. Kur LED (14) fiket, pajisja ka arritur përsëri diapazonin e lejuar të temperaturës së funksionimit.

Fikja e shpejtë (Kickback Control) ofron kontroll më të mirë mbi veglën elektrike dhe në këtë mënyrë rrit mbrojtjen e përdoruesit, krahasuar me veglat elektrike pa Kickback Control.Nëse vegla elektrike rrotullohet papritur dhe në mënyrë të paparashikueshme rreth boshtit të shpimit, vegla fiket.
Fikja e shpejtë tregohet nga një LED që pulson në veglën elektrike.
Për të rindezur veglën, lëshojeni çelësin e ndezjes/fikjes dhe shtypni përsëri.
- Nëse funksioni KickBack Control ka defekt, vegla elekrike nuk mund të ndizet më.Riparoni veglën elekrike vetëm nga personel specialist i kualifikuar dhe vetëm me pjesë rezervë origjinale.
Në lidhje me Bluetooth® Low Energy Module GCY 30-4 / GCY 42 / GCY 42 NC funksionet e mëposhtme Connectivity janë të disponueshme për veglën elektrike:
- Regjistrimi dhe personalizimi
- Kontrolli i statusit, lëshimi i mesazheve paralajmëruese
- Informacione dhe cilësime të përgjithshme
- Administrimi
Për informacione në lidhje me Bluetooth® Low Energy Module GCY 30-4 / GCY 42 / GCY 42 NC lexoni udhëzimet përkatëse të funksionimit.