Instalimi

  • Mos qëndroni përpara veglës elektrike në vijë me tehun e sharrës, por gjithmonë zhvendosuni në anë të tehut të sharrës. Kjo mbron trupin tuaj nga një goditje e mundshme.
  • Mbajini duart, gishtat dhe krahët larg tehut rrotullues të sharrës.
  • Mos i kryqëzoni krahët përpara krahut të veglës.

  • Për ta ndezur, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (17) dhe mbajeni të shtypur.

Shënim: Për arsye sigurie, çelësi i ndezjes/fikjes (17) nuk mund të bllokohet, por duhet të qëndrojë i shtypur vazhdimisht gjatë funksionimit.

Krahu i veglës mund të zhvendoset poshtë vetëm duke shtypur levën e kyçjes (1).

  • Prandaj, për të sharruar, përveç shtypjes së çelësit të ndezjes/fikjes (17) duhet të shtypni levën e kyçjes (1).

Fillimi i butë elektronik kufizon çift rrotullimin kur ndizet dhe rrit jetëgjatësinë e motorit.

  • Për ta fikur, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (17).