Instalimi

Ju mund të përdorni drejtimin e çelësit të rrotullimit (5) për të ndryshuar drejtimin e rrotullimit të veglës elektrike. Megjithatë, kjo nuk është e mundur kur shtypet çelësi i ndezjes/fikjes (8).

Rrotullimi në të djathtë: Për të shpuar dhe vidhosur vidhat, shtypni çelësin e drejtimit të rrotullimit (5) në të majtë aq sa mund të shkojë.

Rrotullimi majtas: Për të liruar ose hequr vidhat, shtypni çelësin e drejtimit të rrotullimit (5) në të djathtë aq sa mund të shkojë.

Me unazën e përcaktimit të parazgjedhjes së çift rrotullimit (3) mund të zgjidhni paraprakisht çift rrotullimin e kërkuar në 20 nivele. Nëse vendosja e veglës së përdorur është e saktë, mjeti ndalon sapo vidhoset në material ose arrihet çift rrotullimi i caktuar. Në pozicionin , çiftimi i mbingarkesave çaktivizohet p.sh. për shpim.

Kur hiqni vidhat, mund të dëshironi të zgjidhni një cilësim më të lartë ose të përdorni simbolin .

Në pozicionin arrihet çift rrotullimi maksimal për shpim dhe vidhosje.

  • Përdorni çelësin e zgjedhjes së marsheve (4) vetëm kur vegla elektrike është e ndaluar.
  • Gjithmonë shtyni levën e zgjedhjes së marsheve deri sa të shkojë. Përndryshe, vegla elektrike mund të dëmtohet.

Me çelësin e zgjedhjes së marsheve (4) mund të zgjidhen paraprakisht 2 intervale shpejtësie.

Pozicioni i levës së zgjedhjes së marsheve (4)

Numri i rrotullimeve

Çift rrotullim

Fushëveprimi i aplikimit

1

E ulët

E lartë

Për aplikime të rënda:

p.sh. shpimi dhe vidhosja me diametra të mëdhenj

2

E lartë

E ulët

Për aplikime të lehta:

p.sh. shpimi dhe vidhosja me diametra të vegjël

Shpim
Vendosni unazën e rregullimit të parazgjedhjes së çift rrotullimit (3) në simbolin „shpim“, për të arritur çift rrotullimin maksimal për shpim dhe vidhosje.

Vidhosje
Vendosni unazën e rregullimit të parazgjedhjes së çift rrotullimit (3) në nivelin e dëshiruar të çift rrotullimit.

Ju mund të rregulloni vazhdimisht shpejtësinë e rrotullimeve të veglës elektrike kur është e ndezur, në varësi të asaj se sa gjatë shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (8).

Shtypja e lehtë e çelësit të ndezjes/fikjes (8) shkakton një shpejtësi të ulët. Duke u shtuar shtypja, rritet shpejtësia e rrogullimit.

Për të filluar përdorimin e veglës elektrike, shtypni çelësin e ndezjes/fikjes (8) dhe mbajeni të shtypur.

Drita e punës  ndizet kur çelësi i ndezjes/fikjes (8) shtypet lehtë ose plotësisht dhe mundëson që zona e punës të ndriçohet në kushte të pafavorshme ndriçimi.

Për të fikur, mjetin elektrik, lëshoni çelësin e ndezjes/fikjes (8).

Fikja e shpejtë (Kickback Control) ofron kontroll më të mirë mbi veglën elektrike dhe në këtë mënyrë rrit mbrojtjen e përdoruesit, krahasuar me veglat elektrike pa Kickback Control.Nëse vegla elektrike rrotullohet papritur dhe në mënyrë të paparashikueshme rreth boshtit të shpimit, vegla fiket.

Fikja e shpejtë tregohet nga një ndezje e dritës së punës në veglën elektrike.

Për të rindezur veglën, lëshojeni çelësin e ndezjes/fikjes dhe shtypni përsëri.

  • Nëse funksioni KickBack Control ka defekt, vegla elekrike nuk mund të ndizet më.Riparoni veglën elekrike vetëm nga personel specialist i kualifikuar dhe vetëm me pjesë rezervë origjinale.

Kur përdoret sipas qëllimit, vegla elektrike nuk mund të mbingarkohet. Nëse ngarkesa është shumë e lartë, elektronika fik veglën elektrike derisa të kthehet në intervalin optimal të temperaturës së funksionimit.

Kjo gjendje sinjalizohet nga një dritë ndezëse e tre LED-ve të treguesit të nivelit të karikimit të baterisë . LED-et fiken kur vegla elektrike ka arritur sërish temperaturën optimale të funksionimit.