Udhëzime sigurie për pistoletat e grasimit
- Vishni doreza mbrojtëse, syze sigurie, mbrojtje dëgjimi dhe këpucë që nuk rrëshqasin kur përdorni pistoletën e grasimit.
- Mbajini duart larg shufrave. Gjatë përdorimit të pistoletës së grasimit, ju mund të kapni duart.
- Mos e lini pistoletën e grasimit në rrezet e diellit. Yndyrat dhe lubrifikantët mund të marrin flakë.
- Mos ruani dhe mos përdorni yndyrna dhe lubrifikantë pranë flakëve ose në nxehtësi. Yndyrat dhe lubrifikantët mund të marrin flakë.
- Sigurohuni që zorra të jetë e vidhosur me një çift rrotullimi shtrëngues prej 13–16 Nm. Përndryshe, zorra mund të lirohet kur punoni me pistoletën e grasimit.
- Valvula mbushëse duhet të jetë e përputhshme me grykën e mbushjes dhe e projektuar për një presion prej të paktën 690 bar. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pistoletës së grasimit dhe pompës me presion të ulët.
- Përdorni vetëm yndyrna të cilat korrespondojnë me klasat NLGI të listuara në të dhënat teknike. Ndiqni gjithashtu udhëzimet e prodhuesit të yndyrës. Materiale të tjera të pamiratuara si p.sh. vajrat mund të spërkaten nga pistoleta e grasimit dhe të dëmtojnë sytë tuaj ose të shkaktojnë dështimin e pistoletës së grasimit.
- Lexoni dhe ndiqni udhëzimet e prodhuesit të yndyrës përpara përdorimit.
- Përpara se të kryeni ndonjë punë në pistoletën e grasimit (p.sh. ndërrimi i fishekëve), hiqni baterinë nga vegla elektrike. Ekziston rreziku i lëndimit nëse çelësi i ndezjes/fikjes shtypet pa dashje
- Kur punoni në një pozicion të ngritur, sigurojeni pistoletën e grasimit me pajisje mbrojtëse nga rënia. Në këtë mënyrë ju mund të shmangni dëmtimet e pronës dhe dëmtimet personale të shkaktuara nga rënia e pistoletës së grasimit. Rripi i shpatullave nuk duhet të përdoret si pajisje mbrojtëse nga rënia.
- Kontrolloni pistoletën e grasimit dhe zorrën përpara çdo përdorimi. Mos e përdorni pistoletën e grasimit nëse vëreni ndonjë dëmtim ose konsumim në zorrë ose në pistoletën e grasimit. Tubi nuk duhet të jetë i bllokuar ose i përthyer. Zorra mund të çahet për shkak të presionit të lartë dhe yndyra që del mund të shkaktojë lëndime.
- Mos e shtypni ose përkulni me forcë zorrën fleksibël. Tubi mund të çahet ose deformohet.
- Mos e mbani pistoletën e grasimit pranë zorrës ose tërheqësit të shufrës së sustës.
- Kur përdorni pistoletën e grasimit, mos e drejtoni zorrën drejt vetes ose kundrejt personave të tjerë që ju rrethojnë. Spërkatja e yndyrës mund të shkaktojë lëndime.
- Mbajeni pistoletën e grasimit të pastër dhe fshini çdo yndyrë që ka ngecur. Kjo do t'ju parandalojë të rrëshqitni dhe të shkaktoni lëndime.
- Përdorni vetëm aksesorë origjinalë Bosch.
- Mbajeni zonën tuaj të punës të pastër, të thatë, të ndriçuar mirë dhe të ajrosur në mënyrë adekuate.
- Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
- Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
- Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme. Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të mbinxehet.
- Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit. Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat e rrezikshme.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri, papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër. |